KreuStil Jetese

Georgina heq mendjen nga problemet e Cristiano Ronaldos në këtë mënyrë!

Georgina heq mendjen nga problemet e Cristiano Ronaldos në këtë

Georgina Rodriguez nuk po kalon një moment të mirë me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo. Pasi emisioni portugez “Noite das Estrelas” dha arsyet e telasheve të çiftit, duket se gjithçka rreth çiftit është zbuluar.  Në këtë emision televiziv portugez dhe në disa media të tjera, ata tregojnë se Cristiano është “lodhur” nga qëndrimi i Georgina, të cilin e cilësojnë si “larg realitetit , të detyruar dhe joserioz”.

Së fundmi Rodriguez duket e lumtur teksa po fokusohet në jetën e saj, duke promovuar figurën dhe markën e saj sa më shumë që mundet. Në një nga videot e fundit në rrjetet sociale, ajo shihet duke bërë një ushtrim i cili është  i përqendruar te të pasmet e saj, duke rënë në këtë mënyrë në sy të fansave të saj.

Influencuesja është zakonisht e pranishme në eventet kryesore, si dhe është imazh i markave të njohura ndërkombëtare, e përveç gjithë kësaj, në mars ajo publikoi premierën e sezonit të dytë të ‘I am Georgina’, reality show i saj në Netflix.

Por popullariteti i saj është shumëfishuar edhe në Instagram, ku poston rregullisht video si kjo e fundit ku shihet duke punuar në një pjesë të caktuar të trupit të saj.

https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/04/24/64464d2bca4741a5248b457f.html#

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF