Victoria Beckham dhe bashkëshorti David u shfaqën sërish të veshur njësoj në publik. Këtë herë dyshja ishte kombinuar kokë e këmbë me xhins. Këngëtarja e Spice Girls postoi disa foto në Instagram, të cilat tregonin “binjakëzimin e tyre” edhe tek stili.

Victoria, 49 vjeç, dhe ylli i sportit, David, 47 vjeç, ishin veshur me këmisha dhe xhinse xhins pothuajse identike me ngjyrë të lehtë; e vetmja gjë në plus ishte canta e lëkurës që mbante në dorë stilistja.

‘Mendova se ato ditë kishin mbaruar!”, ka shkruar ajo duke iu referuar periudhës së famshme të viteve `90 dhe fillimit të viteve 2000, kur ata të dy shfaqeshin shpesh bashkë me kombinime të ngjashme.



Cifti është duke kaluar kohë me motrën e Victorias, Louise Adams dhe vëllain e saj Christian Adams.