KreuStil Jetese

U puth me Harry Styles, Emily Ratajkowski ndihet keq për Olivia Wilde!

U puth me Harry Styles, Emily Ratajkowski ndihet keq për Olivia Wilde!

Emily Ratajkowski u shpreh se nuk e priste që puthja që pati me ish-in e Olivia Wilde, Harry Styles, të ishte regjistruar dhe të bëhej virale. Ajo pranoi se ndihet keq për këtë. “Nuk e prisja që kjo të ndodhte, por mendoj se, në përgjithësi, ka një arsye pse disa të famshëm jetojnë në LA, punësojnë siguri, nuk shkojnë në restorante publike”, tha EmRata për “Vogue”

Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me Harry Styles pranë një fugoni, “Është shumë e çuditshme të kesh disa përvoja dhe më pas të gjithë bota t’i dijë dhe komentojë mbi to”, tha ajo. “Unë jam thjesht një person që ka kaluar nga një lidhje trevjeçare në një lidhje katërvjeçare”, me ish-të dashurin Jeff Magid dhe martesën e saj të fundit fatkeqe me Sebastian Bear-McClard me të cilin ka një djalë.

“Kjo është hera e parë në një kohë të gjatë që jam në një fazë takimi”, shtoi ajo. “Interesi për këtë temë është shumë i çuditshëm. Jo se jam e  befasuar, por është një pjesë e vogël e jetës sime, pasi  Shumica e jetës sime është e përqendruar te djali dhe puna ime. Por mendoj se këto çështje nuk frymëzojnë dhe nuk tërheqin si tituj. Është shumë i vështirë për mua diskutimi që po i bëhet jetës sime private”, tha gjithashtu Ratajkowski.

 “Nëse më pyesni për puthjen, ndihem keq për Olivia Wilde, sepse asaj i është dashur të vuajë këtë situatë në disa raste”, u shpreh ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF