KreuStil Jetese

VIDEO/ Pas Amerikës, vëllezërit Balla mahnitin Spanjën!

VIDEO/ Pas Amerikës, vëllezërit Balla mahnitin Spanjën!

Arnold dhe Artan Balla, dy vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë në “America’s got talent” me performancën e tyre akrobatike, së fundmi kanë vendosur të sfidojnë veten edhe në një vend tjetër, tashmë në Europë.

Dy akrobatët morën pjesë në “Got Talent: All-Stars” në Spanjë, ku dhuruan emocione dhe mahnitën edhe një herë jurinë dhe publikun. Ata pohuan para jurisë spanjolle se jeta e tyre ndryshoi pas pjesëmarrjes në “America’s Got Talent”, ndërkohë që për pjesëmarrjen në “Got Talent: All Stars” u shprehën se e shohin si një trampolinë të madh për të ardhmen.

“Jemi nga Shqipëria, por pasi morën pjesë në ‘AGT’, bëmë një audicion shumë të mirë dhe jeta jonë ndryshoi. U zhvendosëm në Shtetet e Bashkuara. Kështu që sonte vijmë nga Nju-York”, tha Arnoldi.

Ndërkohë Artani u shpreh se këtë kompeticion e sheh si një trampolinë për të ardhmen, “Jam këtu sepse e shikoj ‘Got Talent: All Stars’ si një trampolinë të madhe për të ardhmen time për të realizuar ëndrrën time që të hap ‘Got Talent Albania’”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF