KreuCelebrity

Aktori 22 vjeçar vdes pasi kreu 12 operacione plastike për t’u dukur si ylli Korean Jimin!

Aktori 22 vjeçar vdes pasi kreu 12 operacione plastike për t’u


Një aktor kanadez Van Coluçi 22 vjeç, u nda në mënyrë tragjike nga jeta pasi shpenzoi 220,000 dollarë për 12 operacione plastike në mënyrë që të luante yllin e K-POP të BTS Jimin për dramën e ardhshme amerikane.

Saint Von Coluçi vdiq në një spital të Koresë së Jugut të dielën në mëngjes pasi pësoi komplikime nga procedurat estetike që kishte bërë disa muaj më parë. Publicisti i tij tha për DailyMail.com se ai shkoi në operacion të shtunën mbrëma për të hequr implantet nga nofulla që kishte vendosur në nëntor.

Artisti i ri kishte një infeksion nga implantet dhe për shkak të komplikimeve ishte intubuar dhe vdiq disa orë më vonë.

“Është shumë tragjike dhe shumë për të ardhur keq. Ai ishte shumë i pasigurt për pamjen e tij. I riu kishte një nofull dhe mjekër shumë katrore dhe nuk i pëlqente forma e saj, sepse mendonte se ishte shumë e gjerë dhe donte një formë V-je, forma që kanë shumë aziatik”; tha publicisti i tij Eric Blake, i cili kishte punuar me aktorin e ri që nga marsi i vitit 2022. Ai tha se Van Coluçi kishte 12 procedura estetike gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë kirurgjinë e nofullës, implantet, operacionin e hundës, ngritjen e syve, ngritjen e vetullave, zvogëlimin e buzëve dhe disa operacione të tjera të vogla.

Ai tha për DailyMail.com se klienti i tij e dinte se sa i rrezikshëm ishte operacioni i implantit të nofullës, pasi ato riformojnë nofullën tuaj natyrale dhe vendosin implante në to, por ai prapë donte ta bënte atë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF