KreuStil Jetese

Demi Lovato, transformim i pabesueshëm: Si duket artistja pas humbjes drastike të peshës!  

Demi Lovato, transformim i pabesueshëm: Si duket artistja pas humbjes

4 vite më parë, Demi Lovato publikoi një imazh të paretushuar të trupit të saj, pa e fshehur celulitin dhe kilogramët e tepërt. “Jam lodhur duke u turpëruar nga trupi im!”, tha më pas artistja.

Ajo tashmë ka humbur shumë peshë dhe ka transformuar rrënjësisht figurën e saj. Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto në të cilën shfaqet me rroba banjo të zeza, me figurën e shndërruar tërësisht. Me një bel të vogël dhe këmbë shumë më të tonifikuara, Demi pozon si një modele e vërtetë.  

Në moshën 30-vjeçare, artistja shoqërohej në pishinë nga i dashuri i saj 5 vite më i ri, muzikanti Jordan Lutes. Të dy u lidhën verën e kaluar kur punuan së bashku për albumin e ri të Demit. Nëse në të kaluarën Demi ndjente nevojën për të redaktuar fotot e saj me bikini për t’u dukur më mirë, tani nuk e bën më një gjë të tillë. “Kjo është frika ime më e madhe. Imazhi im me bikini, i papërpunuar. Jam lodhur duke u turpëruar nga trupi, duke prekur fotot e mia (po, fotot e mia të tjera me bikini janë të redaktuara, e urrej që e kam bërë këtë, por është e vërtetë) në mënyrë që të tjerët të mendojnë se unë u përshtatem standardeve të tyre të bukurisë. Por kjo nuk jam unë”, thoshte ajo asokohe. 

Demi ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fëmijëria: në moshën 7-vjeçare, ajo filloi të marrë pjesë në konkurset e bukurisë për fëmijë, dhe më pas u ngrit në statusin e një ylli të Disney. Por nuk dinte si ta menaxhonte famën e tij të madhe, kështu që ra pre e alkoolit, drogës dhe bulimisë. Për më tepër, zbuloi se vuan dhe nga çrregullimi bipolar.  

“Nuk e mendoja se do të mbushja 21 vjeç”, pati rrëfyer Demi në një intervistë. Me shumë vullnet dhe ndihmë nga familja dhe miqtë, ajo megjithatë e kapërceu periudhën e errët në jetën e saj dhe tani është një model për miliona të reja në mbarë botën. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF