15.5 C
Tirana
E martë, 30 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Edicioni i dytë i Muza Competition, përzgjidhen 10 finalistët!

Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition u rikthye me edicionin e 2-të. Më shumë se 1.000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të projektit të ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon me drejtuese Andriola Kambon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Teksa falenderoi gjithësecilin prej pjesëmarrësve për aplikimet mjaft dinjitoze që dorëzuan, juria e Muza Competition arriti të përzgjedhë 10 finalistët. Ata janë:

  1. Besa Mahmudi
  2. Elitë Sherifi
  3. Frenki Ceko
  4. Frontin Hasani
  5. Kevser Emini
  6. Klara Kazani
  7. Klevisa Shkaba
  8. Liridona Hajdari
  9. Sara Kadrija
  10. Vitore Ndreca

Edicioni i dytë i Muza Competition u nda në 3 faza. Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.

Çmimet
Çmimi i tretë: 5.000 Euro
Çmimi i dytë: 10.000 Euro
Çmimi i pare: 20.000 Euro

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit