
Meghan dhe Harry iu bashkuan yjeve në basketbollin e NBA mbrëmjen e kësaj së hëne, por pavarësisht entuziazmit të bashkëshortit të saj, ish-ylli i Suits nuk pranoi një puthje kur u shfaqën në ekranin e madh para 20,000 të pranishmëve, përfshirë Kim Kardashian, Adam Sandler dhe Sean ‘Diddy’ Combs.
Në paraqitjen e tyre të parë publike pas një muaji, Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën stafin e tyre të organizatës së bamirësisë Archewell për të parë Los Angeles Lakers duke mposhtur Memphis Grizzlies në ndeshjen e katërt të play-off-it të NBA. Çifti mbretëror, të cilët nuk do të shkojnë së bashku në Kurorëzimin e Princ Charles muajin e ardhshëm, ishin tejet të buzëqeshur në Crypto.com Arena teksa video e dyshes u shfaq në ekranin e madh.
Mijëra të pranishëm nisën të duartrokisnin dhe brohoritnin, duke i inkurajuar të putheshin. Harry u duk se u përkul për një puthje, por gruaja e tij, e veshur me një kostum lino, qeshi dhe e kapi prej krahu në vend që të dorëzohej para turmës dhe të dhuronte puthjen e shumëpritur.
Por, megjithë mospërfilljen e lehtë të gruas së tij, Harry kaloi një mbrëmje shumë të këndshme pasi Lakers fituan ndeshjen 117 me 111, duke kaluar në epërsi 3-1 në play-off të raundit të parë kundër Grizzlies. Pranë tyre ishte Rick Genoë, një avokat i njohur në LA dhe këshilltar i çiftit që nga Megxit. Pamjet e tyre duke shijuar ndeshjen u shfaqën gjithashtu në burimin zyrtar të NBA-së në Twitter me hashtag #NBACElebRow.