KreuStil Jetese

Dua Lipa bën publike lidhjen e saj me Romain Gavras!

Dua Lipa bën publike lidhjen e saj me Romain Gavras!

Dua Lipa ka gjetur dashurinë e saj të re, Romain Gavras. Lajmin e ka dhënë vetë ylli i muzikës botërore me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. Artistja ka ndarë një moment nga marrëdhënia e saj me Romain Gavras. Në foto duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një imazh, ku shihet këngëtarja e ‘New Rules’ duke qeshur me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Thashethemet për lidhjen e tyre filluan shkurtin e kaluar kur ylli i pop-it u shfaq në një festë të BAFTA-s në Londër me regjisorin e ri në krah të saj dhe më pas hipën në një makinë së bashku. Ndërkohë, vetëm së fundmi, Dua ka konfirmuar gjithçka, duke postuar një foto me Romain Gavras dhe duke e shoqëruar me një zemër të kuqe duke zyrtarizuar thashethemet.

Romain Gavras ka lindur më 4 korrik 1981 në Paris. Ai ndoqi gjurmët e të atit, regjisorit Kostas Gavras. Nëna e tij është producenti francez i filmit Michel Gavra, ndërsa ai ka dy vëllezër të tjerë më të mëdhenj, Alexandros dhe Julie. Ai është i njohur për regjinë e videos “Born Free” të M.I.A. dhe video “No Church in the Wild” të Kanye West, ndër të tjera.

Romain Gavras, 39 vjeç, fitoi dy VMA në 2012 për Kinematografinë më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë, të dyja për videon “Bad Girls” që ai drejtoi për MIA. Kujtojmë që më herët ai ka qenë i lidhur me reperen M.I.A. dhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF