24.5 C
Tirana
E martë, 6 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Shkak Can Yaman? Mediat nuk i ndahen Demet Ozdemir: Tradhëtoi burrin, ai e dhunoi!

Demet Özdemir i mohoi fjalët se tradhëtia ishte arsyeja e ndarjes së saj me bashkëshortin pas vetëm 8 muajsh martese, por shtypi vendas “nuk i ndahet” aktores së famshme. Demet është sidomos e njohur për serialin “Morning Bird”, në të cilin ajo interpretoi me aktorin e njohur Can Yaman, me te cilin është përfolur për një romancë.

Në Turqi nuk ka interes të madh vetëm talenti i saj, por edhe jeta e saj personale, e cila është e turbullt për momentin. Rubrikat e thashethemeve vazhdojnë t`i mëshojnë idesë së ajo e tradhëtoi të shoqin Oğuzhan Koç. Sipas mediave në turke, në momentin që mësoi këtë gjë ai e ka shunuar, e të gjitha këto kanë sjellë edhe divorcin.

Aktorja ka dashur t’u përgjigjet këtyre thashethemeve dhe ka deklaruar:“E gjithë kjo për pabesi. Nuk ka asnjë urrejtje apo zemërim mes nesh. Nuk habitem me gjithë atë që është shkruar, e prisja, megjithatë asgjë nuk është e vërtetë. Ne thjesht vendosëm t’i jepnim fund martesës sonë në një mënyrë respekti.”

Një tjetër çështje për të cilën gazetarët e pyetën Özdemirin ishin bizhuteritë e shtrenjta prej ari që çifti mori si dhuratë martese dhe kush do t’i mbajë në fund. Ajo tha se ky diskutim e mërzit e se ende nuk e kanë shqyrtuar çështjen e ndarjes së pronës. Raportet në media tregojnë se Demet dhe Can Yaman patën një romancë të zjarrtë ndërsa luanin në “Morning Bird”, e cila përfundoi pasi Yaman u transferua në Itali, ku u lidh me gazetaren sportive Diletta Leotta.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit