KreuStil Jetese

Zbulohet pseudonimi fyes që Clara Chia i ka vënë Shakirës!

Zbulohet pseudonimi fyes që Clara Chia i ka vënë Shakirës!

Clara Chia, gruaja për të cilën Gerard Pique u largua nga Shakira, është bërë prej muajsh kryefjalë në mediat botërore. Ndërkohë që Clara nuk ka folur publikisht për këngëtaren, në rrethet e saj të ngushta ajo i referohet asaj në mënyrë shumë ofenduese.

Pasi u bë e ditur se Shakira i kishte vënë nofkën “miza e vdekur”, partnerja e re e Pique dhe miqtë e saj filluan t’i referoheshin këngëtares kolumbiane në një mënyrë shumë lënduese. Informacioni u zbulua së fundmi në një program spanjoll.

“Clara, 23 vjeçe, dhe shoqet e saj e quajnë këngëtaren ‘të vjetër, shtrigë, dhe në menopauzë’, dhe kjo erdhi pasi morën vesh se këngëtarja e quan 23-vjeçaren ‘mizë e vdekur'”, tha gazetari Roberto Antolin. Ky i fundit tregoi gjithashtu se 23-vjeçarja nuk po kalon një kohë të mirë me gjithë vëmendjen mediatike që ka nxjerrë nga lidhja e saj me Pique. Tashmë 23-vjeçarja po shkon te psikologu.

“Clara Chia Marti është në mes të trajtimit psikologjik, nuk po kalon mirë dhe vëmendja e vazhdueshme mediatike po bën të vetën”, tha Antolin. “Mendoni që këtu në Spanjë një pronar restoranti japonez i nxori ata nga lokali i tij sepse ishte një fans i Shakirës. Clara është një person që nuk është pjesë e botës mediatike dhe papritur u përfshi, nuk ndihet rehat”.

Gazetarja thotë gjithashtu se Clara po mbrohet, duke thënë se lidhja e tyre intime kishte përfunduar shumë kohë më parë se ajo dhe Pique të fillonin të dilnin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF