KreuStil Jetese

Bebe Rexha flet për kulturën shqiptare: Burrat hanë të parët, gratë trajtohen si të dorës së dytë

Bebe Rexha flet për kulturën shqiptare: Burrat hanë të

Bebe Rexha ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën prestigjioze amerikane, Rolling Stone, ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj private. Ndër të tjera revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në SHBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të ‘një jete më të mirë”, shkruan Rolling Stone.

Bebe gjatë intervistës është shprehur se prindërit e saj janë paranojakë dhe të stresuar, “Ndjehem sikur i kam marrë disa nga këto cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave”. Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në një nga këngët e albumit “Bebe”, e cila titullohet “I Am”, të cilën e kompozoi pasi Gjykata e Lartë mori vendim për ndalimin e abortit në Amerikë.

Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare. “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim. Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”.

Kujtojmë që albumi “Bebe” i Bebe Rexhës është i disponueshëm në shitje që nga data 28 prill e këtij viti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF