KreuStil Jetese

FOTO/ Bruce Willis dhe Demi Moore bëhen gjyshër për herë të parë!

FOTO/ Bruce Willis dhe Demi Moore bëhen gjyshër për herë

Bruce Willis dhe Demi Moore janë zyrtarisht gjyshërit. Vajza e madhe e ish-çiftit Rumer Willis dhe partneri i saj Derek Richard Thomas njoftuan lindjen e vajzës së tyre Louetta Isely Thomas Willis në Instagram, duke shkruar, “Ti je magji e pastër. Lindur të martën më 18 prill. Ti je më shumë seç kemi ëndërruar ndonjëherë”.

Emma Heming, gruaja e Bruce Willis, shkroi, “Ne e duam kaq shumë”. Demi Moore, 60 vjeç dhe Bruce Willis, 68, të cilët ishin të martuar nga viti 1987 deri në 2000, kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin që nga ndarja dhe familja mblidhet rregullisht gjatë festave të ndryshme.

A post shared by Rumer Glenn Willis (@rumerwillis)

Moore dhe Willis kanë dy vajza të tjera, Scout Willis, 31, dhe Tallulah Willis, 29, dhe Willis ka dy fëmijë të tjerë me Heming, Mabel Willis, 11 dhe Evelyn Willis, tetë.  Rumer tregoi për “People” pak javë më parë gëzimin e familjes për foshnjën e re.

“Prindërit e mi janë shumë të emocionuar. Motrat e mia janë shumë të emocionuara dhe është shumë gëzim të sjell nipin e parë në familjen tonë”, tha ajo.

Lajmi i bukur vjen pasi familja po përballet me diagnozën e Bruce Willis të demencës frontotemporale (FTD). Willis ka filluar të ketë vështirësi në komunikim, si të përjetojë disa nga simptomat e  tjera.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF