KreuStil Jetese

Kurani më i vogël në botë ndodhet në Shqipëri!

Kurani më i vogël në botë ndodhet në Shqipëri!

Një nga kopjet e Kuranit, me përmasat e vogla të barabarta me ato të një pulle poste, ndodhet në Shqipëri. Libri i shenjtë është në pronësi të familjes Prushi, që e ka trashëguar këtë pasuri brez pas brezi.

Mario Prushi, 45-vjeç, ndjek me këtë kuran të njëjtin ritual; lan me kujdes duart dhe fytyrën para se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë.

“E kemi trashëguar brez pas brezi me përkushtim absolut. Dhe për ne, për mua dhe për familjen time, është një nga gjërat më të shtrenjta”, shprehet 45-vjeçari për agjencinë e lajmeve botërore AFP.

Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë me 900 faqe në total, libri thuajse ‘zhduket’ në pëllëmbën e dorës dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues. Është e vështirë të përcaktohet kur daton ky Kuran. Por studiuesit janë të mendimit se një libër i përmasave të tilla ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF