25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Fansi tenton ta rrëzojë nga skena, si reagoi Elvana Gjata!

Elvana Gjata u përball me një të papritur në një nga koncertet e fundit të saj. Gjatë performances, një situatë e sikletshme i ndodhi këngëtares e cila i ka dhënë dorën një fansi, por ai ka tentuar ta tërheqë nga skena.

Në moment truprojat kanë ndërhyrë, por këngëtarja e ctensionoi gjendjen dhe e kaloi episodin me një buzëqeshje teksa vazhdoi performancën e saj.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja Elvana Gjata përballet me një situatë të tillë. Dicka e ngjashme asaj i ndodhi edhe shkurtin e vitit 2020 në Bruksel, ku dikush nga publiku ia kapi dorën këngëtares duke e tërhequr fort. Elvana desh u rrëzua mes turmës, megjithatë arriti ta lironte dorën e saj në kohë. Vetë këngëtarja e ndau më pas videon në InstaStory, duke shkruar me humor në krah të postimit: “Iku dora”!

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit