KreuStil Jetese

Këto pantallona ju duhet patjetër për të qenë ‘in’ këtë pranverë! (5 kombinime)

Këto pantallona ju duhet patjetër për të qenë

Kjo do të jetë padyshim pranvera e pantallonave ‘cargo’, pantallonave me xhepa të përdorura në fillimin e viteve 2000. Po ju paralajmërojmë, mos thoni jo: pantallonat ‘cargo’ janë modeli për t’u fokusuar me sytë mbyllur në muajt e ardhshëm.

Ky model frymëzuar nga fundi i viteve ’90/fillimi i viteve 2000, rishpërtheu muajt e fundit fillimisht midis influencuesve dhe personazheve të famshëm dhe më pas, siç ndodh shpesh, gradualisht arriti të depërtojë edhe në jetën tonë të përditshme, pavarësisht se pati si fillim njëfarë rezerve.

U duk se natyra e tyre “aq sportive”, e cila dukej e përsosur për kohën e lirë, por padyshim e papajtueshme me angazhimet formale të përditshmërisë. Por çuditërisht, këto pantallona u bënë më të gjithanshme sesa pritej.

Në fakt, mjafton t’i zgjidhni ato dhe t’i kombinoni me veshje klasike dhe shik, por gjithmonë në emër të thjeshtësisë. Më poshtë do të shihni 5 kombinime nga të cilat do të frymëzoheni për pamjen tuaj në këtë pranverë..

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF