KreuStil Jetese

Shuma marramendëse që pritet t’i kushtojë Ronaldos ndarja nga Georgina!

Shuma marramendëse që pritet t’i kushtojë Ronaldos ndarja

Marrëdhënia e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez thuhet se janë në krizë. Në media thuhet se Ronaldo është lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë.

Edhe pse vetë Georgina ka reaguar dhe e ka mohuar një krizë të mundshme mes tyre, nëse ndodh ndarja, Cristiano Ronaldo mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35% të pasurisë së Ronaldos.

Ronaldo dhe Rodriguez kanë një vajzë, Bella, e cila lindi vitin e kaluar, si dhe një vajzë 5-vjeçare, Alana. Përveç kësaj, Ronaldo ka një djalë 12-vjeçar të quajtur Cristiano Jr., i cili ka lindur para lidhjes së tij me Rodriguez dhe binjakët 5-vjeçarë Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate.

Por, Ronaldos nuk po i shkojnë gjërat mirë as te Al-Nassr. Sipas lajmeve të raportuara nga ESPN, edhe Cristiano Ronaldo rrezikon të dëbohet nga Arabia Saudite për një gjest të turpshëm në kundërpërgjigje ndaj tifozëve pas ndeshjes së Al Hilal.

Kujtojmë që Georgina Rodriguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Të dy u njohën në dyqanin Gucci ku ajo punonte dhe që nga ajo kohë kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF