KreuStil Jetese

Ed Sheeran mban koncert gjatë gjyqit!

Ed Sheeran mban koncert gjatë gjyqit!

Ed Sheeran këndoi dhe luajti në kitarë në një sallë gjyqi në Manhattan, në një përpjekje për të hedhur poshtë akuzat se kënga e tij hit “Thinking Out Loud” është një “vjedhje” e këngës “Let’s Get it On”.

Sheeran kujtoi se këngën e kishte shkruar një mbrëmje në fillim të vitit 2014 në shtëpinë e tij në Angli, në një bashkëpunim me tekstshkruesen dhe shoqen e tij, Amy Wadge. Për të shkruar tekstin e këngës, Sheeran tha se ishte frymëzuar nga histori personale.

“Unë marr shumë frymëzim nga jeta dhe familja ime”, tha Sheeran, i cili është paditur nga trashëgimtarët e kantautorit Ed Townsend,  i cili shkroi këngën e vitit 1973.

Ata kërkojnë një pjesë të fitimeve të këngës “Thinking out Loud”. Ndërkohë, gjyqi pritet të rifillojë të hënën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF