KreuStil Jetese

I hapi Instagram të ri! Kiara kundër vendimit të familjarëve të Luizit!

I hapi Instagram të ri! Kiara kundër vendimit të familjarëve


Historia e Instagramit të artistit Luiz Ejlli, banor i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, është kthyer në temë më vete këtë edicion. Pak javë më parë për arsye mosmarrëveshje mes vajzës (thuhet që quhet Jurgena) që e hapi llogarinë e Luizit qysh prej nisjes së eksperiencës së tij të Big Brother, instagrami prej 700 mijë ndjekës u mbyll.

Mandej u tha se vajza në fjalë ja dorëzoi familjarëve të këngëtarit llogarinë e rrjetit social, të cilët po ashtu nuk kanë rënë dakord me Top Channel për të marrë të drejtat e instagramit të Luizit dhe kanë preferuar ta mbajnë të mbyllur deri kur këngëtari të dalë nga shtëpia e Big Brother.

Por, duket se Luizi gjatë qëndrimit në shtëpi këto ditë ka thënë ‘live’ se instagramin e tij do të donte ta mbante Kiara, e cila i ka hapur menjëherë një llogari të re të dashurit të saj, duke e quajtur si e vetmja faqe zyrtare e Luiz Ejlli.

Pa mbushur 24 orë nga hapja e llogarisë numërohen më shumë se 200 mijë ndjekës. Por, duket se ky vendim i të dashurës së Luizit është marrë pa patur pëlqimin e familjarëve të tij. Në një postim në kunati i këngëtarit ka ftuar të gjithë dashamirësit e Ejllit që të mos ndjekin asnjë llogari tjetër përveç asaj që që është haput që nisje të Big Brother, që sipas tij do të jetë vetë Luizi ai që do aktivizojë sapo të dalë nga shtëpia.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF