KreuStil Jetese

Del në ankand koleksioni privat i Freddie Mercury!

Del në ankand koleksioni privat i Freddie Mercury!

Koleksioni privat i Freddie Mercury do të dalë në ankandin e titulluar “Freddie Mercury: A World of His Own”, në Sotheby’s, në Nju-Jork. Artikujt paraqesin gjashtë periudha të ndryshme, secili kushtuar një aspekti të ndryshëm të jetës së tij, publike dhe private.



Koleksioni përbëhet nga mbi 1500 artikuj të ruajtur në shtëpinë e tij “Garden Lodge” në Kensington dhe për më shumë se tridhjetë vjet që nga vdekja e tij në 1991, mbeti e paprekur. Për të ruajtur integritetin e shtëpisë, ato iu besuan Mary Austin, një nga mikeshave të tij më të afërta.

Ndër objektet që do të dalin në ankand janë piktura, tekste këngësh të shkruara me dorë, kostume skenike. Ndër artikujt kryesorë të koleksionit është një kurorë e modeluar sipas Shën Eduardos, që do të mbahet nga mbreti Charles në ceremoninë e kurorëzimit të tij më 6 maj, dhe një mantel kadife ngjyrë të kuqe, gëzof sintetik dhe diamante artificiale.

Mercury e veshi atë gjatë interpretimit të fundit të “God Save the Queen”, duke mbyllur koncertin e fundit live të “Queen”, në 1986. Ekspozita e koleksionit do të hapet në Londër më 4 gusht dhe do të mbyllet më 5 shtator, në ditëlindjen e 77-të të Mercury.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF