KreuStil Jetese

FOTO/ Kiara fotografohet me nënën e Luizit! 

FOTO/ Kiara fotografohet me nënën e Luizit! 

Prime i kaluar i programit Big Brother VIP Albania pati emocione të forta për njërin prej konkutentëve. Luiz Ejlli doli për pak minuta nga shtëpia e Big-ut për t’u takuar me të ëmën, zonjën Angjelina të cilën kishte muaj pa e parë. Gjatë takimit Luizi e pyeti të ëmën nëse e ka takuar Kiarën, por nuk mori një përgjigje duke bërë që publiku të aludojë që mes të dashurës së Luizit dhe familjes së tij marrëdhëniet nuk janë të mira. 

Por, duket se këto aludime nuk janë të vërteta pasi një faqe në instagram e quajtur ‘Vip-at e bllokut’ ka publikuar pak minuta më parë një foto në të cilën duket zonja Angjelina me moderatoren Kiara Tito. 

Sakaq këtë të shtunë në Big Brother VIP u shpallën edhe katër finalistët e këtij edicioni. Luiz Ejlli, Deamishel Hoxha, Kristi Aliaj dhe Efi Dhedhez janë në garë për çmimin e madh që do të jepet të shtunën e 6 majit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF