KreuStil Jetese

Aktorët që do të luajnë Kate dhe William tek “The Crown” qenkan “kopjet” e tyre!

Aktorët që do të luajnë Kate dhe William tek “The

Në qofte se nuk do ta shihnim nga afër, me siguri do të ishim ngatërruar nga fotoja e aktorit Ed McVey në rolin e princit William, kaq shumë ngjan me të. Producentet duket kanë qenë shumë të kujdesshëm t`i qëndrojnë sa më besnik që të munden realitetit.

Teksa i afrohemi sezonit të gjashtë të “The Crown”, aktorë të rinj i bashkohen kastit. Disa nga aktorët e sezonit 5 do të kalojnë edhe në sezonin e fundit, por ndërkohë seriale sjell edhe një Harry të ri, më të rritur, një William të ri dhe një Kate Middleton.

Sezoni i gjashtë do të nisë nga viti 2001, vit kur William nis kolegjin dhe aty njihet me Kate Middleton. Roli i princeshës i është besuar Meg Bellamy, me flokë gështenjë, sy të shkruar e shtat-hedhur si ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF