KreuStil Jetese

Beatrix shfaqet pa pikë make up-i në Tiranë, si dukej këngëtarja!

Beatrix shfaqet pa pikë make up-i në Tiranë, si dukej

Beatrix Ramosaj është mjaft aktive në rrjetet sociale ku numëron me mijëra ndjekës. Këngëtarja publikon imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë as foto nga përditëshmeria.

Artistja nga Kosova është mjaft e dhënë pas natyrës e së fundi, postoi disi foto që tregonin se po shijon kohën me diell në Tiranë. Beatrix u shfaq tërësisht makiazh, me syze dielli dhe veshje sportive të zeza. Padyshim ajo dukej mjaft mirë, por në pamje të parë ishte gati e vështirë për ta njohur!

“Askush nuk është perfekt por ne tentojmë të bëhemi personi më i mirë i vetes tonë”, thotë këngëtarja, e cila kaloi një kohë të vështirë pas daljes nga Big Brother VIP Albania marrë parasysh situatat që u krijuan brenda, por që me sa duket atë eksperiencë ka vendosur ta hedhë pas krahëve!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF