KreuStil Jetese

Habit Olta: Do e prish dasmën e Luizit me Kiarën!

Habit Olta: Do e prish dasmën e Luizit me Kiarën!

Olta Gixhari sapo u shpreh se do t`ia prishë dasmën Luizit dhe Liarës, por kjo vetëm nese nuk merr ftesë nga cifti. Pohimi i saj pra, ishte në kuadrin e shakasë.

Aktorja bëri së fundi një diskuim me ndjekësit, ku padyshim pyetjet rreth BBV kanë zënë vendin kryesor. Një nga ndjekësit e pyeti nëse miqësia me Luizin do të vazhdojë dhe a do të marrë pjesë në dasmën e shumëpërfolur të tyre.

Olta është shprehur se miqësia padyshim që do të vazhdojë jashtë me Luizin, pasi sipas saj ata kuptoheshin mjaft mire edhe pse sic tha “nuk dua që ai të fitojë”. Ndërkohë, para pak ditësh e ftuar në Wake Up”, Olta qeshi me propozimin e Luizit për Kiarën, pasi nuk e sheh lidhjen e tyre afatgjatë.

“Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty. Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar”, u shpreh ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF