KreuStil Jetese

“Jetoj me dashurinë e tij”, Valbona Mema prek me fjalët për bashkëshortin e ndjerë: Do doja ta takoja..

“Jetoj me dashurinë e tij”, Valbona Mema prek me fjalët

Këngëtarja e njohur Valbona Mema ka qenë e ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera ka folur për bashkëshortin e saj të ndjerë.  Valbona rrëfeu se gjatë rrugëtimit të saj në jetë ka humbur shumë njerëz të zemrës së saj, por si sprovën më të madhe cilësoi humbjen e bashkëshortit dhe forcën që duhet të gjente për të vazhduar përpara për të rritur e vetme dy fëmijë, “Nuk mund të dorëzohesha në atë humnerë ku u vendosa. M’u shkëput gjysma e trupit tim. Mora një vendim që edhe karriera ishte shumë e rëndësishme, por edhe familja”.

Shumë emocionues ishte momenti kur Valbona i dedikoi disa fjalë zemre bashkëshortit të saj të ndjerë. “Unë jetoj me të, jetoj me dashurinë e tij, me gjithçka më ka falur. Do doja ta takoja, më ka marrë malli”, teksa shtoi, “Bëri gjithçka për mua. Ishte mësuesi i jetës sime dhe i artit gjatë viteve që ishin bashkë”.

Këngëtarja është nënë e lumtur e një vajze dhe një djali, “Dy fëmijët janë bekim për mua, janë gjithçka, janë jetë, janë këngë, janë çdo gjë që më mbushin shpirtin dhe më japin forcë për të ecur përpara”.

Gjatë bisedës si pikën kulminante të karrierës së saj, Valbona cilësoi albumin e saj të parë në vitin 2001, “Dalja e albumit tim të parë, ‘Dua ta them’. Me humbjen e Sokolit doja të thosha gjithçka, sepse ai ka dhënë shumë në atë album, më ka ndenjur shumë pranë dhe në momentet e fundit të jetës ka xhiruar videoklipet e fundit me mua. Edhe pse shpirti im nuk ishte i qetë, unë para atij buzëqeshja. Ai album mbart vlera, është traditë, një album që çdokush e mbante në familjen e tij”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF