KreuStil Jetese

Yjet e veshur më mirë në Met Gala 2022!

Kim Kardashian, Blake Lively, Vannesa Hudgens e Cardi B, ishin padyshim mbretëreshat e mbrëmjes së djeshme në ‘Met Gala’, që konsiderohet festa më e madhe e vitit dhe nata më e bukur e modës dhe fantazisë, përveçse një event që zyrtarisht ndihmon në mbledhjen e parave në Muzeun Metropolitan të Artit të Kostumeve në New York.

Meqenëse është eventi që bën bashkë në tapetin e kuq yjet e showbiz-it njësoj si në Çmimet Oscar, edhe në ‘Met Gala’ një biletë kushton, aq më tepër kur paratë shkojnë për bamirësi.

Këtë vit tema ishte: “Në Amerikë, një antologji e modës” që përfaqësonte një mundësi për personazhet që eksploronin modën e “moshës së praruar” në periudhën e industrializimit të shpejtë.

Për të siguruar një ftesë në event, një VIP paguan nga 35 deri në 200 mijë dollarë. Njihuni me yjet e veshur më mirë në mbrëmjen e rëndësishme të modës ku padyshim të gjithë yjet kanë shkëlqyer me stilin e tyre unik.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF