KreuStil Jetese

Aktori i famshëm hollivudian viziton Shqipërinë, në Tiranë xhirohet seriali i Netflix-it!

Aktori i famshëm hollivudian viziton Shqipërinë, në

Aktori i famshëm hollivudian, Danny Glover, ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar “The Prosecutor”, që do të transmetohet në Netflix. Disa nga skenat e serialit janë xhiruar në kryeqytet.

Denny Glover u shpreh se është ndjerë shumë i mirëpritur në Tiranë. “Kam mundësinë të flas për vizitën e veçantë që pata këtu në Shqipëri, dhe gjithashtu sa i vlerësoj njerëzit me të cilët punoj këtu. Të jesh i njohur është një gjë, por të jesh i respektuar dhe i dashur është diçka tjetër, dhe unë jam një mik i popullit shqiptar. Kjo vizitë nuk do jetë e fundit e imja këtu në Shqipëri. Faleminderit shumë”, tha ai.

Danny Glover është një nga aktorët më të njohur amerikanë e ka interpretuar në një nujmër të madh filmash ku më i njohuri mbetet “Lethal Ëeapon”, me Mel Gibson. Aktori dhe producenti i njohur ka vizituar Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, e ka shkuar edhe në Akademinë e Arteve.

Një figurë e njohur për ekranin prej më shumë se 35 vjet, ai lindi në San Francisko, Kaliforni. Prindërit e tij ishin që të dy aktivistë të të drejtave civile. Ishte debutimi i tij në Broadëay në Fugard’s Master Harold and the Boys, i cili e bëri atë të famshëm në të gjithë botën dhe bëri që regjisori Robert Benton t’i jepte Glover rolin e tij të parë kryesor në filmin ‘Places in the Heart’ të nominuar për Oscar në vitin 1984.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF