KreuStil Jetese

Fustanin që veshi Dua në Met Gala e ka mbajtur dhe një supermodele, si dukej ajo!

Fustanin që veshi Dua në Met Gala e ka mbajtur dhe një

Përvecse një këngëtare mjaft e talentuar, Dua Lipa shquhet edhe për bukurinë dhe elegancën e saj. Ylli shqiptar u shfaq me një fustan të mrekullueshëm të bardhë nga Chanel në Met Gala, i cili në fakt është i modës së hershme të vjeshtës 1992, edhe pse dukej po aq aktual.

Ai ishte punuar dikur me shumë delikatesë nga stilisti i njohur, tashmë i ndjerë, Karl Lagerfeld. Fustani, që e tregoi Duan si një princeshë, fillimisht është mbajtur na pasarela nga muza e Lagerfeld, modelja Claudia Schiffer.

Ai përfundon me thekë që jo vetëm e zgjasin pjesën e poshtme, por i japin veshjes dhe një paraqitje tjetër. Fustani fillimisht ishte veshur me një kapele me lule, por Lipa e kombinoi të sajën me një diamant mahnitës nga Tiffany & Co. “Kjo gjë e vogël”, tha ajo me shaka në tapetin e kuq. “Jam shumë me fat që mund ta shfaq atë në Met Gala’’, u shpreh ajo mes tjerash.

Edhe pse fustani është mbajtur fillimisht nga një supermodele legjendare si Claudia Schiffer, edhe Dua shkëlqeu me të dhe dukej mëse e denjë për pasarela gjithashtu!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF