KreuCelebrity

Met Gala 2023/ VIP-at që u veshën si trashëgimtarja e pasurisë së Karl Lagerfeld, macja e tij!

Met Gala 2023/ VIP-at që u veshën si trashëgimtarja e

Kur Karl Lagerfeld vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 2019, ai ia la pjesën më të madhe të pasurisë së tij mikut  më të ngushtë me katër putra, maces Choupette, e cila asokohe u kthye në sensacion i mediave sociale.

Fansat e modës në mbarë botën  shpresuan që Met Gala 2023 do të kishte si të ftuar special edhe  trashëgimtarin e famshëm të Lagerfeld, por u njoftua se macja tashmë e plakur do të qëndrojë në shtëpi në Francë. Megjithatë, ndonëse kafsha e dashur e stilistit të famshëm nuk ishte prezente në Met Gala, pati disa prej të ftuarve VIP që kishin zgjedhur që paraqitjen e tyre realizonin në nder të Choupette.

Homazhet më të guximshme erdhën nga Jared Leto, i cili ishte maskuar njësoj si maçoku i famshëm me sy blu. Doja Cat erdhi me një fustan Oscar de la Renta ndërsa grimi kishte imituar fytyrën e maces.

Lil Nas X gjithashtu kishte zgjedhur të nderonte mikun e ngushtë të Lagerfeld  duke veshur një një maskë të zbukuruar dhe shumë bojë argjendi në trup. Megjithatë, homazhi që vetë Lagerfeld mund ta kishte vlerësuar më shumë ishte shumë më delikate. Së bashku me fustanin e saj rozë të mbuluar me kamelia nga Wiederhoeft, Chloe Fineman e ‘Saturday Night Live’ mbante një çantë vezulluese në formë maceje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF