KreuStil Jetese

Rita Ora mahnit me pamjen në Met Gala; ja vlera marramendëse e bizhuve!

Rita Ora mahnit me pamjen në Met Gala; ja vlera marramendëse e

Rita Ora ka qenë një nga yjet e pranishëm në “Met Gala 2023”. Ylli i muzikës u shfaq me një fustan të zi, të kompletuar me një bisht të gjatë teksa mbërriti në Muzeun Metropolitan në Nju-Jork.

Fustani i zi i tejdukshëm, ishte krijuar i tillë që t’i nxirrte në pah format e saj trupore. Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

Artistja e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë, së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar.

Rita Ora u shoqërua nga bashkëshorti i saj Taika Waititi dhe dukeshin absolutisht të mrekullueshëm teksa kaluan në tapetin e kuq të Met Gala të hënën në mbrëmje. Regjisori i njohur dukej mjaft elegant i veshur me një xhaketë të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe kombinuar me pantallona të bardha.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF