KreuStil Jetese

Veshjet e kurorëzimit të Mbretit Charles dhe bashkëshortes Mbretëreshë!

Veshjet e kurorëzimit të Mbretit Charles dhe bashkëshortes

Kurorëzimi historik i Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla po afrohet me shpejtësi. Megjithëse ceremonia është e zhytur në traditë gati 1000-vjeçare, pallati zbuloi se monarku i ri planifikon të sjellë disa përditësime në ritualet shekullore për kurorëzimin e tij më 6 maj 2023. Kur bëhet fjalë për veshjet e tyre, Mbreti dhe bashkëshortja Mbretëreshë pritet gjithashtu të përziejnë elemente moderne dhe tradicionale.

Shumë nga kurorat, bizhuteritë dhe rrobat e veshura gjatë kurorëzimit datojnë qindra vjet më parë. Ashtu si monarkët para tij, mbreti Charles do të kurorëzohet me kurorën e Shën Eduardit, e rezervuar posaçërisht për ceremoninë e kurorëzimit. Ai gjithashtu do të prezantohet me disa pjesë nga bizhuteritë e Kurorës, të cilat të gjitha kanë kuptime të ndryshme të shenjta.

“Kurorëzimi do të pasqyrojë rolin e monarkut sot dhe do të shikojë drejt së ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat dhe spektaklet e vjetra”, tha Buckingham Palace në një deklaratë.

Charles ka zgjedhur një veshje ushtarake për ngjarjen historike. Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona. Uniforma e tij ushtarake do të jetë një rikthim i asaj të veshur nga gjyshi i tij, i cili gjithashtu shihej rregullisht me veshjen e tij ushtarake dhe jo me veshjen mbretërore.

Pallati Buckingham ka zbuluar veshjet që Mbreti Charles dhe Camilla do të veshin në ditën e kurorëzimit më 6 maj. Veshja e parë, “Robe of State”, për të mbërritur në Ëestminster Abbey dhe veshja e dytë, “Robe of Estate”, me qëndisje të personalizuara, për t’u kthyer në pallat.

Camilla do të veshë veshjen që është bërë fillimisht për Elizabeth II. Veshja e Camillas është projektuar dhe qëndisur me dorë nga Shkolla Mbretërore e Punimeve të Gjilpërave dhe është bërë nga rrobaqepësia Ede & Ravenscroft, më e vjetra në Londër, e themeluar në 1689. Dizajni është frymëzuar nga natyra dhe mjedisi dhe mban emblemat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe një homazh për Mbretin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF