KreuStil Jetese

37 mijë euro fustani i finales për Arbanën; Eduardi: Janë shtuar sherret mes nesh

37 mijë euro fustani i finales për Arbanën; Eduardi: Janë

Arbana Osmani gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP” është diskutuar shpesh në mediat sociale dhe për fustanet e shtrenjta që  ka zgjedhur gjatë netëve të spektaklit. Së fundmi në rrjet po qarkullon lajmi se për finalen e madhe ajo do të zgjedhë një fustan që kushton plot 37 mijë euro.

Lidhur me këtë lajm është pyetur bashkëshorti i Arbanës, Eduard Grishaj, i cili është edhe regjisori i BBV. Ai tha nëse kjo është e vërtetë do t’i presë një copë në përfundim të spektaklit për të nxjerrë gjysmat e lekëve të shpenzuara.

Ndërkohë i pyetur nëse gjatë këtij edicioni sherret mes tij dhe Arbanës janë shtuar ai tha me humor, “Po, patjetër. Por në kuadër të lojës”.

Pjesë nga biseda:

Megi Pojani: Veshja e Arbanës për finale kushton 37 mijë euro.

Eduart Grishaj: 37 mijë euro ë? Faktikisht Arbana, mendoj unë, është prezantuesja më e mirë e të gjitha kohërave që ka pas Shqipëria dhe e meriton të ketë fustanin më të bukur. Mirëpo, nëse është 37 mijë euro…

Megi Pojani: Po, nëse është 37 mijë euro, unë ndahem që tani nga Arbana.

Eduart Grishaj: Jo, nëse është 37 mijë euro, do t’i pres një copë pasi të mbarojë spektakli dhe do e shes. Të kap gjysmën e vlerës të paktën.

Megi Pojani: Gjatë këtij ‘Big Brotheri’, sherret mes teje dhe Arbanës janë shtuar.

Eduart Grishaj: Po, patjetër. Por në kuadër të lojës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF