KreuStil Jetese

Adoleshenti vret 8 nxënës dhe rojën e sigurisë me armën e të atit!

Adoleshenti vret 8 nxënës dhe rojën e sigurisë me armën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Beograd, ku një adoleshent ka vrarë 8 nxënës dhe rojën. 14-vjeçari rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të mërkure gjithashtu ka plagosur rëndë mësuesin e historisë me armën e të atit, si dhe disa të tjerë.

Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Fillimisht ka debatuar me rojën e sigurisë së shkollës, dhe më pas ka nisur ta sulmojë duke qëlluar me gjakftohtësi.

Mësohet se 3 fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve në rrugën Trišova, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë është në gjendje kritike. Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente.

Srbija: Pucnjava u osnovnoj školi u Beogradu #Srbija #Beograd #pucnjava https://t.co/1AvjeJWguP pic.twitter.com/lGQEjSHBvJ

Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë adoleshentin të kryente këtë masakër brenda ambienteve të shkollës fillore, ku ishte regjistruar. Kujtojmë që kryesisht ngjarje të tilla tragjike ndodhin  në Amerikë, por edhe në Ballkan nuk përjashtohen këto raste të rënda.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF