KreuStil Jetese

Dasmë të shtunën! Kiara zbulon detaje: nga dëshmitarët te fustani i nusërisë!

Dasmë të shtunën! Kiara zbulon detaje: nga dëshmitarët

Dashuria mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit lindi dhe do të kurorëzohet me një dasmë të vërtetë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Lajmin e bukur moderatorja e konfirmoi mbrëmjen e kësaj të marte në “Fan Club”, duke u shprehur se në natën finale të “BBV” do të ketë një celebrim.

“Do të ndodhë një celebrim në natën finale, jam shumë e emocionuar”. Kiara u tregua e rezervuar për të treguar detaje, ndërkohë që tha se dëshmitare do të ketë tezen e saj, “Do ia lëmë pak magjinë asaj nate. Nuk do t’i themi të gjitha. Dëshmitare do të kem tezen time që është njeriu më i rëndësishëm. E kam motër, e kam familje, e kam gjithçka”.

E pyetur nëse e ka gjetur fustanin e bardhë për natën e paharrueshme, Kiara tha, “Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër”.

Kiara para disa ditësh ka takuar edhe nënën e Luizit dhe e pyetur për të, ajo tha,  “E kam takuar. Është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë, ma hoqi pak mallin e Luizit. Nuk gënjente kur thoshte që jemi i njëjti tip”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF