KreuStil Jetese

“Djalë i qetë e me nota të mira”: Dalin detaje nga masakra në një shkollë të Beogradit!

“Djalë i qetë e me nota të mira”: Dalin detaje nga

Ai ishte një djalë i qetë, kishte nota të mira, por ne nuk dinim shumë për të. Nuk ishte aq i hapur me të gjithë. Aboslutisht nuk e prisja të ndodhte kjo”: ky është përshkrimi që njëra nga vajzat e klasës së tij i bëri nxënësit që hapi zjarr sot në një shkollë të Beogradit, duke vrarë tetë të mitur dhe një roje sigurie.

Policia e identifikoi autorin me emrin Kosta Kecmanoviç, i lindur në vitin 2009 dhe tha se ai kishte hapur zjarr me armën e babait të tij. Ai u arrestua në oborrin e shkollës. Mendohet se djali ishte bullizuar prej kohesh nga shoket e klases.

Kryetari i qarkut të Vraçarit, zonë në qendër të Beogradit, Milan Nedeljkoviç e cilësoi rastin si një “tragjedi”.

“Ka ndodhur një tragjedi. Një djalë i klasës së 7-të mbushi armën dhe roja i shkollës nuk mundi ta ndalonte, ai vdiq duke mbrojtur fëmijët. Mësuesja jonë e historisë u qëllua, ajo është në spital. Kemi kamera të sigurisë por tani e kuptojmë se duhet edhe një detektor metali. Një tragjedi e tillë në një shkollë fillore është e padëgjuar në Beograd, dhe besoj edhe në tërë Serbinë”, tha kryetari i bashkisë lokale të Vraçarit, Milan Nedeljkoviç. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të shtënat masive në Serbi dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit janë jashtëzakonisht të rralla. Asnjë rast i tillë nuk është raportuar në shkolla vitet e fundit.Sulmi i fundit me armë zjarri ka ndodhur në vitin 2013 kur një veteran i luftrave në Ballkan vrau 13 persona në një fshat në Serbinë qendrore.

Ballkani Perëndimor është i mbushur me qindra mijëra armë të paligjshme pas luftërave dhe trazirave të viteve të 90-ta.Autoritetet serbe kanë shpallur disa herë amnisti për ata që dorëzojnë ose regjistrojnë armët e paligjshme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF