KreuArt

Ekskluzivitet i ‘Gjikondi’ në Shqipëri, brandi Chopard partneri kyç i Festivalit të Kanës!

Ekskluzivitet i ‘Gjikondi’ në Shqipëri, brandi Chopard

Chopard është partneri zyrtar i Festivalit të Kanës që nga viti 1998, dhe këtë vit shtëpia e famshme e krijimit të bizhuterive do të jetë sërish aty pranë aktorëve, regjisorëve dhe profesionistëve për këtë edicion të 76-të të ngjarjes më të madhe kinematografike në botë.

Krijuesi i Palmës së Artë dhe trofeve të ndara gjatë ceremonisë së mbylljes, do të nderojë gjithashtu karrierën premtuese të një aktori dhe aktoreje të re falë kategorisë  së re ‘Trophée Chopard’.

Këtë vit, Caroline Scheufele ka zgjedhur ‘Artin’ si temën e koleksionit të tapetit të kuq dhe të festës tradicionale magjepsëse të Chopard. Arkitektura, skulptura, piktura, muzika, letërsia, kërcimi dhe kinemaja: të gjitha format më fisnike të gjeniut njerëzor do të theksohen në aktivitetet e Chopard. Të krijuara në të njëjtat atelie si ‘Palma e Artë’, 76 kryeveprat Haute Joaillerie në Koleksionin e Tapetit të Kuq do të ndriçojnë ritualin tradicional të shkallëve duke zbukuruar me orët dhe stolitë e saj shumë prej aktoreve dhe të pranishmëve të famshëm të Hollyëood për të promovuar filmat e tyre më eventin e rëndësishëm që pritet të mbahet si çdo vit në Kanë.

Chopard e do kinemanë, siç ilustrohet gjallërisht nga fushata e tij e fundit me protagoniste Ambasadoren e saj globale Julia Roberts, e frymëzuar nga një vështrim në prapaskenë në një xhirim filmi. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Chopard ka nderin të përpunojë të gjithë trofetë e ndarë nga juria e Festivalit në përfundim të garës.

Falë përkushtimit ndaj luksit të qëndrueshëm dhe ekspertizës unike të artizanëve të saj, Palma e Artë është krijuar në ar etik të certifikuar nga Fairmined, në përputhje me praktikat më të mira të nxjerrjes artizanale të arit. Fatmirësisht prej disa vitesh koleksionet më të fundit nga brandi prestigjoz Chopard gjenden ekskluzivisht vetëm në Argjendari Gjikondi.

“Të ndizen dritat! Të fiksohen kamerat! Dhe Aksion…!”: kinemaja premton emocione të mëtejshme të forta për dyshen e formuar nga Chopard dhe Festivali i Kanës.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF