KreuStil Jetese

Isida Mollaymeri drejt martesës, balerina kurorëzon lidhjen e dashurisë!

Isida Mollaymeri drejt martesës, balerina kurorëzon lidhjen e

E ftuar në “Top Albania Radio”, Isida Mollaymeri ka zbuluar se së shpejti do të bëjë dasmë. Balerina e njohur pohoi se është në një lidhje dashurie, por nuk ka zbuluar më tepër nga partneri i ri.

“Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi”.

Isida u shpreh  se e ka shtyrë shumë dasmën pasi teatri i ka zënë shumë kohë.

“Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.(qesh) Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës”!

Së shpejti, lidhjen e tyre pritet ta kurorëzojnë në martesë edhe Arbana me Eduartin dhe Klea Huta me Elgit Dodën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF