KreuStil Jetese

Bebe Rexha flet si rrallëherë për partnerin, Keyan Safyari: “Më mbështet shumë”! 

Bebe Rexha flet si rrallëherë për partnerin, Keyan Safyari:

Teksa shijon suksesin e albumit të tretë që mban emrin e saj, Bebe Rexha rrëfeu në një intervistë të fundit për revistën People, se si gjeti frymëzim në vitet ’70 për finalizimin e tij. “Unë thjesht po përpiqesha të shkruaja tekste dhe të kompozoja këngë që më pëlqenin. Doja ta quaja albumin ‘Bebe’ sepse mendoj se është koha që njerëzit të mësojnë se kush jam dhe të mësojnë më shumë për mua dhe historinë time. Është koha”, tha 33-vjeçarja. 

Si rrallëherë, në këtë intervistë ajo e hapi zemrën duke folur edhe për të dashurin e saj, kineastin Keyan Safyari, me të cilin është e lidhur prej tre vitesh tashmë.  

“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë moralin. Gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë”, tha Bebe për “People”. 

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe i ka të rralla paraqitjet publike me të dashurin e saj, pasi ka preferuar ta ruajë privatësinë e saj.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF