KreuStil Jetese

Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë për vitin 2023!

Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë për vitin

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është bërë sportisti më i paguar në botë për 2023, pasi u transferua në klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr. Ronaldo fitoi 136 milionë dollarë, 46 milionë dollarë në fushë dhe 90 milionë dollarë jashtë fushe, pasi u largua nga Manchester United dhe u transferua te Al-Nassr në vitin 2022 me një marrëveshje deri në vitin 2025. Shifra prej 136 milionë dollarësh konsiderohet si më e larta nga një futbollist në histori.

Paga vjetore e Ronaldos shkoi në 75 milionë dollarë, ndërsa kontrata e tij vlerësohet të jetë më shumë se 219,98 milionë dollarë, sipas listës së 10 atletëve më të paguar në botë për vitin 2023 nga “Forbes”.

Në vend të dytë është një tjetër yll i futbollit, Lionel Messi. Lojtari i PSG-së fitoi 130 milionë dollarë, të njëjtën shumë si në vitin 2022. I treti renditet Kylian Mbappe me fitime 120 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit. Francezi është i vetmi në 10-shen e atletëve më të pasur, nën 30-vjeç, ndërsa ka statusin e futbollistit më të paguar në botë.

Në vend të katërt është ikona e NBA, LeBron James me 119.5 milionë dollarë fitime, e pas tij boksieri Canelo Alvarez me 110 milionë dollarë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF