KreuStil Jetese

Do festonte 17-vjetorin; Vanessa Bryant dedikim prekës për vajzën e ndjerë!

Do festonte 17-vjetorin; Vanessa Bryant dedikim prekës për vajzën

Vanessa Bryant ka ndarë disa imazhe në rrjetin e saj social në Instagram për të nderuar dhe kujtuar vajzën e saj të ndjerë, Gigi, në ditën kur ajo do të festonte ditëlindjen e saj të 17-të. Fotoja e parë që postoi Vanessa tregon Gigin, duke pozuar mbi një kalë në një karusel. “Gëzuar ditëlindjen e 17-të, vogëlushe. Të dua dhe më mungon shumë engjëll i ëmbël”, ka shkruar ajo krah postimit.

Kobe Bryant dhe Gigi vdiqën më 26 janar 2020, në një aksident me helikopter në Calabasas, Kaliforni. Përplasja i mori jetën edhe shtatë personave të tjerë. Aksidenti ndodhi për shkak të kushteve të motit me mjegull, gjë që bëri që piloti të humbiste shikimin dhe kontrollin e helikopterit. Humbja e papritur dhe tragjike e Kobe dhe vajzës së tij tronditi botën.

Vanessa ndau edhe foto të tjera në postime të veçanta, ku shihet Gigi dhe motrat e saj Natalia, Capri dhe Bianka. “Të duam deri në hënë dhe pafundësi. Përgjithmonë dhe gjithmonë”, shkruhej krah postimit.

Kujtojmë që gruaja e të ndjerit Kobe Bryant ka bërë një dedikim prekës për të në përvjetorin e 22-të të martesës së tyre disa javë më parë. Përkrah një fotoje kur kanë qenë së bashku në Firence, Vanessa Bryant, shkroi, “Gëzuar përvjetorin. Të dua @kobebryant #22”. Kobe e kaloi fëmijërinë në Itali dhe rregullisht e vizitonte vendin me gruan e tij. Ata u fejuan për herë të parë kur Vanessa ishte vetëm 18 vjeçe dhe u martuan në vitin 2001.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF