KreuStil Jetese

Në kurorëzimin e Mbretit Charles, do të shërbehet verë kroate!

Në kurorëzimin e Mbretit Charles, do të

Një verë kroate është mes verërave të përzgjedhurave që do të shërbehen në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles të Britanisë. Duket se kompania kroate ka një lidhje të gjatë historie me oborrin mbretëror, duke qënë se vera e tyre është shërbyer edhe në kurorëzimin e mbretëreshës Elizabeth II.

Kompania ‘Ilocki Podrumi’, e njohur për prodhimin e verës Traminac, njoftoi se vera e saj e bardhë gjysmë e ëmbël, e vitit 2019 do të shërbehet gjatë ceremonice të kurorëzimit të mbretit Charles, thote VOA. Kjo shënon herën e dytë që vera Traminac nga ‘Ilocki Podrumi’ do të shërbehet në një kurorëzim mbretëror. Hera e parë ishte në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953, ku u shërbye prodhimi i vitit 1947.

“Lidhja jonë me oborrin mbretëror ka një histori të gjatë. Në vitin 1953, ne u ngarkuam të dorëzonim 11,000 shishe verë “Traminac”, e cila është një verë e cilësisë së mirë që prodhohet këtu. Edhe pse jo 100 për qind verë nga rrushi “Traminac”, ky ishte varieti kryesor i verës sonë që u përdor në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II”. Zyrtarja e marketingut Vesna Stajer, thotë se vera Traminac e shërbyer në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II – vera më e vjetër në qilarin e tyre- ka tani një vlerë prej 7,500 eurosh shishja.

“Dërguam 18 shishe si një numër simbolik, duke mbushur tre arka druri me verën tonë të zgjedhur, Traminac 2019, e cila është një verë e njohur, që mund të blihet nga të gjithë klientët tanë”. Specialistja e verës Ivana Raguz theksoi se popullariteti i Traminac-it po rritet midis klientëve dhe turistëve britanikë që vizitojnë vendin.

“Traminac” është një verë e bardhë gjysmë e ëmbël e prodhuar nga rrushi i vjelur me kujdes me përmbajtje të lartë sheqeri. Ka një ngjyrë të verdhë-ari dhe përmban shije të spikatur mjalti. Kjo verë ëmbëlsire ka një shije unike, duke e bërë atë një verë të strukturuar mirë dhe harmonike, me një përmbajtje prej 14.5% alkool”.

Specialistja Ruguz thotë se rreth një hektar rrush i përzgjedhur në mënyrë të përpiktë prodhoi rreth 1000 litra verë “Traminac.” Ky varietet rushi u mblodh në fund të tetorit 2019 pasi piqet pak më vonë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF