KreuStil Jetese

Pique rrihet me grushta me vëllain e Shakirës, ndërhyn policia!

Pique rrihet me grushta me vëllain e Shakirës, ndërhyn policia!

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakirës ka qenë një ndër temat më të nxehta të shtypit botëror rozë prej disa muajsh tashmë. Ish ylli i Barcelonës vetëm pas ndarjes e bëri publike lidhjen me Clara Chia Marti, por tashmë të gjithë e dinin se ai e kishte tradhëtuar që përpara këngëtaren me të, dhe kjo ishte arsyeja përse marrëdhënia e tyre 11 vjecare u shemb.

Së fundi, thuhet se futbollisti është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”. Pique kishte udhëtuar drejt këtij qyteti për të parë fëmijët e tij. Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

Sherri flitet se ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.

Gazetari Jordi Martin i quajti të rreme lajmet se Pique dhe Tonino janë rrahur me grushte në Miami. Sesi qëndron e vërteta, kjo mbetet për t`u parë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF