KreuStil Jetese

Zbulohet sekreti i Luizit se si arrinte t’i kuptonte nominimet e banorëve!

Zbulohet sekreti i Luizit se si arrinte t’i kuptonte nominimet e

Në programin “Pardon My French” së fundmi kanë qenë të ftuar Ronaldo Sharka dhe Meridiani, ku kanë folur për edicionin e dytë të “Big Brother VIP” dhe lojën e banorëve. Gjatë bisedës Meridiani ka treguar edhe një sekret të Luizit, se si ai arrinte të zbulonte se kush kishte nominuar kë gjatë mbrëmjes së spektaklit.

“Dëgjo, t’ju them një sekret. Të gjithë diskutonin kur mbaronte ‘Prime’ për nominimet dhe Luizi thoshte që Ronaldo ka nominuar këtë apo atë. E ka kuptuar njeri se si arrinte ta gjente Luizi këtë pa e disktuar me asnjë? Luizi ishte i frikshëm sepse në momentin vinte banori pra që ishte bërë nominimi kur hynte tek dhoma e rrëfimit ai shikonte fokusin e kamerës ku rrotullonte kamera dhe tek kush banor u fokusonte ‘zoom’-i”, tha Meridiani.

Ndërkohë që Ronaldo ka folur për marrëdhënien e tij me Luizin, “Nuk mund të them që e kam shok Luizin sepse unë e kam thënë që marrëdhëniet dhe Meridiani mund të ma vërtetojë këtë që kushdo që ka qenë në BBV, në momentin që do të dalë e ndërton edhe njëherë. Është një person që e kam pasur xhan dhe besoj që më ka pasur xhan. Nuk e di se si mund të jenë raportet tona jashtë. Drejtimet që gjithësecili mund të marri, por kam kuptuar një dashamirësi nga të dyja palët”.

I pytur se kush nga personazhet publikë do të ishte shumë mirë përballë Luizit sipas Ronaldos, ai tha “Noizy”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF