KreuStil Jetese

E shfytyruar nga operacionet plastike, aktorja e famshme nuk njihet ne daljen e fundit!

E shfytyruar nga operacionet plastike, aktorja e famshme nuk njihet ne daljen e

Dikur një symbol i bukurisë femërore, sot aktorja e famshme hollivudiane Meg Ryan, nuk njihet më. Në moshën 61 vjecare, pak dallohen në fytyrën e saj tiparet e dikurshme. Kjo, për shkak të ndërhyrjeve të shumta plastike, të cilat i mohoi për një kohë të gjatë por tani që fytyra e saj është shtrembëruar, nuk i fsheh më. Biondja dikur e preferuar e Hollivudit, aktorja Meg Ryan, dukej shumë më ndryshe se më parë në daljen e saj publike në Nju Jork, thotë “Kurir”. Meg, e cila nuk ishte fotografuar në publik që nga nëntori i vitit të kaluar, ka tronditur me pamjen e saj në daljen e fundit.

Në shfaqjen, e cila u mbajt në Alice Tully Hall, Meg dukej në humor të mirë teksa pozonte me miqtë, përfshirë Bill Murray dhe Elvis Costello. Ndonëse kohët e fundit ajo rrallë del në publik, këtë herë ajo donte të mbështeste Michael dhe filmin e tij për luftën kundër sëmundjes së Parkinsonit. Pamja e Meg ka nxitur prej kohesh thashethemet për operacione. “Sinqerisht, nuk i kushtoj shumë vëmendje. Ka shumë urrejtje në botë sot dhe është kaq e lehtë të gjykosh”, tha ajo për revistën Porter në vitin 2015, kur u pyet lidhur me spekulimet rreth operacionit të saj plastik. Një vit më vonë kirurgu plastik Mark Youssef analizoi fytyrën e saj për Hollywood Life, dhe tha se besonte se ajo kishte shumë ndryshime.

“Gjëja më e dukshme që ajo ka bërë është një lloj mbushjeje ose transferimi i yndyrës në faqet e saj. Është padyshim shumë sepse mollëzat e saj janë të plota dhe shumë të mëdha. Kur ajo buzëqesh, i gjithë mbushësi lëviz lart dhe sytë e saj duken më të vegjël”.

Ai shtoi gjithashtu se sipas ekspertizës së tij, ajo ka bërë ndërhyrje në hundë, korrigjim buzësh, injeksione botox dhe lifting të fytyrës. “Maja e hundës është më e ngushtë se më parë. Maja duket më e ngjeshur, ndaj ka shumë mundësi që ajo të ketë bërë një lloj rinoplastike. Patjetër që ka volum edhe në buzët e saj dhe botoks në ballë. Operacioni që ndryshon forma e fytyrës së saj në mënyrë më drastike është një lifting i fytyrës. Meg duket se e ka pasur, sepse forma e fytyrës së saj ka ndryshuar shumë”, u shpreh kirurgu.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF