16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Lyen thonjtë e zinj, Robert Aliaj zbulon arsyen për herë të parë!

Robert Aliaj ka qenë i ftuar së fundmi te “Rudina” në televizionin Klan, ku ndër të tjera ka sqaruar dy tipare shumë identifikuese të tij. Duke shprehur patriotizmin e tij, Roberti rrëfeu se dy unazat që mban në dorë dhe thonjtë e lyer me të zezë janë lidhja e tij me shqiponjën si një element shqiptar.

Në epokë, unë jam shumë dakord që ne e asociuam në mënyrë direkte edhe nga pikëpamja vizuale dhe e lidhëm pa ndonjë konotacion apo ndonjë ndjesi ancionaliste, nuk ka lidhje fare, thjesht na dukej si shqiponjë dhe e besoj këtë gjë. Pastaj vonë zbuluam që kjo shqiponja kishte një peshë shumë të madhe në historinë e kombit. Unë e lidh me këtë sepse shikoni unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, bla, bla, e kam marrë shumë si simbolikë”, tha Roberti.

Teksa u pyet nëse i mban gjithmonë me vete ato unaza, Roberti tha, “Po këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di na ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë”.

Roberti theksoi se i lyen thonjtë të zinj prej ngjyrës së shqiponjës, “Thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe”, tha ai më tej.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit