26.5 C
Tirana
E enjte, 21 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Masakra e dytë brenda dy ditësh në Serbi, del fotoja e vrasësit 21 vjecar!

Mbrëmjen e së enjtes, Serbia u trondit nga një tjetër sulm me armë zjarri. Tetë persona u vranë dhe 14 u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në tre fshatra afër Beogradit, thanë autoritetet. Ministria e Shëndetësisë tha se të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme. Ky sulm erdhi ndërsa vendi po mbante zi për viktimat e një sulmi tjetër, një ditë më parë.

Pas një operacioni të gjerë, policia thote VOA, arrestoi 21 vjeçarin e dyshuar për sulmin me armë në fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepsin, rreth 50 kilometra në jug të Beogradit. Ky është sulmi i dyti në masë brenda dy ditësh në vend.

Presidenti serb Aleksandar Vuçic e cilësoi atë një “sulm terrorist”, ndërsa propozoi masa të reja të rrepta për kontrollin e armëve.

Televizioni shtetëror, RTS, tha se i dyshuari, ishte përfshirë në një sherr në oborrin e një shkolle.

Sipas mediumit ai ishte larguar, për t’u kthyer me një pushkë dhe revole, me të cilat hapi zjarr në drejtim të kalimtarëve nga një makinë në lëvizje.

“I dyshuari U.B. i lindur më 2002, është arrestuar në afërsi të qytetit të Kragujevcit. Ai dyshohet se ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 gjatë natës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Policia arrestoi edhe gjyshin dhe xhaxhain e të dyshuarit. Të mërkurën, vendi ballkanik u trondit nga një tjetër sulm me armë.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit