KreuStil Jetese

 “Do të të marr zvarrë, do të vras”, Tea Trifoni akuza të rënda ndaj familjarëve të Kiarës: Më kërcënuan

 “Do të të marr zvarrë, do të vras”, Tea

Tea Trifoni ka qenë e ftuar në “Më Lër të Flas” këtë të premte dhe ndër të tjera hodhi akuza se kunati i Kiara Titos e ka kërcënuar me jetë. “Te dera e Topit me thënë të drejtën më kanë kërcënuar, është dhe gjithë produksioni i Big Brother në dijeni. Kiara me burrin e tezes së saj, ndërkohë që po dilja nga Big Brother, pasi mbaroi shfaqja, nja dy javë më parë, pritë te dera bashkë me kunatin e saj”, tha Tea.

Sipas ish-banores personi që e kërcënoi është punonjës ministrie, “Do të të marr zvarrë, do të vras, ti je kshu ti je ashtu… Dhe po rrija dhe i thashë hajde, ai u largua më pas iku, dhe është punonjës ministrie ai personi më duket, Shqipëria që duam”.

“Kishte dhe njerëz që ishin prezent dhe e ndoqën të gjithë gjënë, një nga ata ishte dhe Ronaldo dhe tha të lutem mos trego se nuk dua të flas për këtë gjë. Njerëzit janë shumë ndryshe në prapaskenë dhe shumë ndryshe para. Kiara nuk thotë asgjë kur është në skenë, por kur fiken kamerat shan dhe thotë gjëra që nuk duhen thënë.

Zgjidhja që më dha produksioni është se ai nuk do të lejohet të futet më në Top. Kiara nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje, dhe më thanë bëjë publike dhe mund të ndjekësh rrugë private për ta vazhduar”, shtoi ajo.

Tea gjithashtu zbuloi se nga i njëjti person është kërcënuar edhe opinionistja e BBV Zhaklina, “Ka ndodhur dhe me dikë tjetër nga produksioni, Zhaklinën e kanë kërcënuar, i njëjti person. Atë ditë Zhaklina mori ‘bodyguard’ për t’u larguar, unë dola pa ‘bodyguard’ dhe ndodhi kjo gjëja”, tha Tea.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF