KreuStil Jetese

Kiara Tito gati për t’u bërë nënë: Mezi po pres..

Kiara Tito gati për t’u bërë nënë: Mezi po pres..

Moderatoja e njohur Kiara Tito ka qenë e ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, ku ka folur për dëshirën dhe planet e saj për të krijuar familje. Ajo dhe Luizi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre mbrëmjen e kësaj të shtunë, në finale e madhe të “Big Brother VIP”, në martesë dhe më pas ata mesa duket të dy ata janë gati për t’u bërë prindër, nisur nga deklaratat që ka dhënë këngëtari në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe së fundmi moderatorja jashtë saj.

 “Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’”, tha Kiara në “Më lër të flas”.

Pak ditë më parë Kiara Tito ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me Top”, ku ndër të tjera ka folur për dasmën e saj me Luizin jashtë “Big Brother VIP”. Ajo u shpreh se do një dasmë tradicionale dhe dëshiron të realizohet në një ambient të madh që të marrë sa më shumë njerëz, “Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do të doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda”.

Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe kjo është hera e parë që çiftet e krijuar në këtë format vendosin të martohen pa e jetuar romancën e tyre jashtë kamerave.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF