KreuStil Jetese

“Ballkoni ishte tmerrësisht i bardhë”: Plasin në Britani polemikat nga komentet e aktores së Bridgerton! 

“Ballkoni ishte tmerrësisht i bardhë”: Plasin në

BBC radio u përball me një reagim të ashpër nga dëgjuesit e zemëruar pasi një prezantues i saj i tha yllit të Bridgerton, Adjoa Andoh se “nuk kishte përse të kërkonte falje për komentet e saj se familja mbretërore ishte “tmerrësisht e bardhë”. Twitter u “përmbyt” nga mesazhet pas programit në të cilin Adjoa “tentoi të tërhiqej” nga pohimet e bëra rreth Pallatit Buckingham. 

Aktorja u shpreh se ballkoni i tij ishte ‘tmerrësisht i bardhë’ në ditën e kurorëzimit të mbretit Charles i III-të.  

Duke mbrojtur deklaratën e saj në BBC Radio 4, ajo tha se “nuk kishte për qëllim të mërziste askënd”. “Megjithatë, mendoj se i shqetësova disa njerëz kur po flisja për ditën e kurorëzimit dhe sa e mrekullueshme ishte që më në fund të shikoja ballkonin. Dhe papritur shtova: “Ooo, është kaq i bardhë”, nuk kishte për qëllim të shkaktoja pakënaqësi, thjesht shpreha një mendim|, ka thënë ajo.  

Më pas, gazetari Paddy O’Connell ndërhyri duke i thënë se nuk kishte ‘për çfarë të kërkonte falje’, duke shtuar: ‘Nuk ke mërzitur askënd.’ Rrjeti shpërtheu në komente, e shumë prej tyre e cilësuan këtë qëndrim “ofendues” e |që krijon përcarje”. “Ku është paanshmëria e BBC-së”, pyeti një nga komentuesit.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF