KreuStil Jetese

Komentet e Ben Affleck për veshjet seksi të Jennifer Lopez!

Komentet e Ben Affleck për veshjet seksi të Jennifer Lopez!

“Met Gala” vijon të komentohet në media edhe pse ngjarja ndodhi një javë më parë. Së fundmi të famshmit që përfunduan në qendër të vëmendjes për atë që ndodhi në “Met Gala” janë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Shfaqja e JLo-së në pistën e Muzeut Metropolitan në Nju-Jork ishte fantastike, teksa kishte zgjedhur një fustan mahnitës nga Ralph Lauren. Edhe pse ajo nuk shoqërohej nga partneri i saj, Ben Affleck, aktori dha mendimin e tij për zgjedhjen e veshjes së gruas së tij për këtë rast.

Lopez shpjegoi që burri i saj bën shpesh shaka me veshjet që ajo zgjedh, “Ai do të bëjë shaka me mua ndonjëherë, thotë gjëra të tilla si ‘Ku është pjesa tjetër e këmishës?’. JLo më vonë shpjegoi se ajo në fakt shpesh i kërkon Affleck këshilla për modën, por jo domosdoshmërisht i merr gjithmonë parasysh ato që thotë.

Marrëdhënia mes Ben Affleck-ut dhe Jennifer Lopez-it duket se po ecën pa probleme, pavarësisht se ka raportime të vazhdueshme për situatën e tyre. Në shumë raste, përmes rrjeteve të tyre sociale, ata kanë shpërndarë imazhe të bukura në çift.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF